INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes
Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti
2 QERSHOR
15:20 – 16:20
Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë
Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional për të ofruar edukim seksual e kthen heshtjen në armë, duke e shndërruar kuriozitetin natyror njerëzor në turp të brendshëm dhe fërkim ndërpersonal. Vepra e trajton trupin e njeriut si një arkiv të gjallë të tabuve shoqërore. Duke ndjekur një trajektore fizike që nis nga vetë-eksplorimi i pafajshëm dhe i paçliruar nga turpi i fëmijërisë, kalon përmes censurës rigide të sistemit shkollor, dhe kulmon në intimitetin e thyer të moshës madhore, kjo pjesë pasqyron koston psikologjike dhe fizike të dijes së mohuar. Përmes një peizazhi minimalist me karrige dhe shkumës, interpretuesit ilustrojnë se si një hapësirë e zbrazët sistematike në kurrikulën shkollore muton në një traumë të prekshme te të rriturit. Në fund, pjesa e refuzon distancën e skenës. Duke shpërbërë kufirin midis interpretuesve dhe publikut, Anatomi e Heshtjes kthehet në një pasqyrë kolektive— një ballafaqim me një heshtje të përbashkët e brezash, e cila i përket secilit në dhomë. Ngjarja nuk është e hapur për media.
Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....
KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM 4 QERSHOR 10:00 – 12:00 Sirius Hotel, Prishtinë Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë...
LET’S PRIDE Performancë në gitarë: Doruntinë DJ: Vesë 1 QERSHOR 21:00 Juno’s Social Hub, Prishtinë Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na...
EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE 4 QERSHOR 19:00 Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë...
HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË 1 QERSHOR 18:00 Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Prishtinë Java e Krenarisë 2026 hapet zyrtarisht me një ceremoni që bashkon përfaqësues/e institucionalë/e, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile...